75 Mall Live Search
17:19 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë shifrat e larta të vdekjeve, 25 të vdekur për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 25 viktima nga COVID-19.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 1.837 mostrave janë regjistruar edhe 613 persona të infektuar me koronavirus.

Ndërkohë që 688 pacientë shëruar, ndërsa aktualisht janë 2103 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 73638 të prekur nga sëmundja COVID-19, prej tyre 2121 kanë vdekur, ndërsa 49.414janë shëruar.