17:55 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në Maqedoninë Veriore 178 raste të reja me COVID 19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 178 raste të reja me virusin korona  nga 1368 teste të bëra.

Ndërkohë 4 persona kanë vdekur, dy pacientë nga Shkupi të moshës 59 dhe 61 vjeçare, një nga Kumanova i moshës 69- vjeçare dhe një nga Shtipi i moshës 70-vjeçare.

Për këtë periudhë 24-orëshe 71 pacientë janë shëruar. Aktualisht, janë 2179 raste aktive me COVID-19.AlsatM