75 Mall Live Search
12:04 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Në Maqedoninë Veriore arrestohen 32 persona për shkelje të orës policore

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 42 persona nuk e kanë respektuar orën policore prej të cilëve 32 janë arrestuar. Ndërsa 103 personave të tjerë policia u ka dhënë vërejtje për mos mbajtje të maskës.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 53 personave ndërsa 76 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim, si pasojë e pandemisë Covid-19, shkruan Alsat.

Policia ka kryer 2 mijë e 629 kontrolle të personave në izolim dhe vetizolim, ku nuk janë regjistruar shkelje të masave.

Në Maqedoninë e Veriut, në karantinë shtetërore brenda 24 orëve të fundit janë futur 32 persona.