75 Mall Live Search
11:14 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / KV

Në mbledhjen e KPK-së po merr pjesë u.d. i Kryeprokurorit të ri të Shtetit i zgjedhur nga pesë anëtarë

Pasi u shkarkua Ushtruesi i Detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi në mbledhjen e 278-të pra, më 20 nëntor, këtë të hënë në mbledhjen e 279-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) po merr pjesë ushtruesi i detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, i zgjedhur nga pesë anëtarë të KPK-së.

Agon Qalaj, pas shkarkimit të Besim Kelmendit, në mbledhjen e 20 nëntorit u caktua ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Mbledhja e këshillit nisi me një orë vonesë nga orari i planifikuar.

Besim Kelmendi në mbledhjen e 20 nëntorit u shkarkua nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.