75 Mall Live Search
12:55 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në mbledhjen e qeverisë, shpaloset draft-marrëveshja e Qeverisë për dialogun Kosovë-Serbi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar Draft-Marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe obligative-ligjore në mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Kjo draft-Marrëveshje është shpalosur nga Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Objektivat kryesore të kësaj marrëveshje janë që palët të njohin integritetin dhe sovranitetin e njëra tjetrës, të adresohen çështjet e pensioneve, të ketë drejtësi për viktimat e dhunës, të zgjidhen problemet si njohja reciproke, telekomunikimi, energjia, të mundësohet lëvizje e lirë e mallrave që të ketë treg të hapur, të këtë garancë për komunitetet për të drejtën e gjuhëve, feve, të sigurohet anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare. Drafti është dërguar tek të gjithë liderët politik, tek ambasadorët e Quintit, tek udhëheqësit e institucioneve. Ky draft do të inkorporoj edhe sugjerimet e dhëna nga të lartë cekurit”, ka thënë Arifi.

Tutje Haradinaj ka deklaruar se nga sot procesin e dialogut Qeveria ia delegon delegacionit,trasnmeton Indeksonline.

“Këtë proces dhe këtë materie jemi të hapur që ta ketë edhe Presidenti në shërbim dhe institucionet tjera. Ne nuk po i ikim përgjegjësisë si Qeveri, ata mund të llogarisin në neve për çdo kërkesë”, ka shtuar Haradinaj.

Ndryshe ditë më parë kryeministri Haradinaj u paraqiti ambasadorëve të vendeve të Quint-it, draftin e parë të Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse Ligjërisht Obligative ndërmjet dy vendeve./Indeksonline/