Në mëngjes e shtrirë në spital, e pasdite te frizerka!

Sot u publikua një imazh i këngëtares Fifi e shtrirë në spital.
Pati reagime të shumta nga ndjekësit, duke qenë të mërzitur se çfarë ka ndodhur në lidhje me shëndetin e saj, shkruan Indeksonline.

Doli që e gjitha ishte pjesë e projektit të ri muzikor, i cili pritet të promovohet së shpejti.
Të vërtetën rreth shëndetit të këngëtares e zbuloi moderatorja Argjira Spanca, e cila publikoi një video me të cilën shihet ajo bashkë me Fifin e Fjoralbën në një sallon bukurie duke e “kall” ndejën.

Interesante kjo paraqitje e Fifit, në mëngjes e shtrirë në spital, e pasdite te dhoma e grimit apo?/Indeksonline/