09:56 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Polici largon një lypës nga sheshi, në Prishtinë, në mënyrë humane

Numri i lypësve në kryeqytet po vjen e po shtohet.

Kudo që hedh sytë, sheh në një qosh të rrugës, në kafene, madje edhe në mes të sheshit, të mitur e të moshuar që shtrijnë duart, duke kërkuar lëmoshë.

Derisa, nuk dihet për shumicën e tyre se nga vijnë dhe kush “i drejton”, ata po ngjallin veç dhembshuri edhe irritim te qytetarët.

Por, që të ketë rend dhe qytetarët të kalojnë të lirë në shesh, një polic kosovar, ka larguar në mënyrë krejtësisht njerëzore një nga lypësit, i cili i zbathur kërkonte para në shesh.

Polici, në këto pamje, të cilat i ka realizuar një qytetar, shihet teksa e drejton lypësin në një qosh, afër objektit të MKRS-së./Indeksonline