75 Mall Live Search
18:07 / E Martë, 25 Gusht 2020 / C E

Në mes të Gjilanit dhe Dritës, Thaqi zgjedh Ballkanin

Njëri nga futbollistët më të mirë të Prishtinës në sezonin e kaluar, Armend Thaqi ka zgjedhur ta vazhdoj karrierën te Ballkani në Suharekë.

Mbrojtësi i djathtë edhe pse kishte oferta nga Drita e Gjilani zgjodhi që të bashkohet me skuadrën e Ismet Munishit.

Ai deri më sot ka pritur reagimin e Gjilanit ku ishte në negociata të vazhdueshme për tu bashkuar me ta.

Mbrojtësi i djathtë pritet që edhe zyrtarisht të nënshkruajë nesër, dhe më pas të bëjë prezantimin. /IndeksOnline/