08:52 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Djali i kryesuesit të AAK-së, ndër personat e rrahur, në Shkup!

Tre shtetas të Republikës së Kosovës u rrahën në Shkup nga disa huliganë maqedonas, javën e kaluar, pas një ndeshje futbollistike.

Ndër personat e rrahur, ishte edhe Metush Brava, djali i Qamush Bravës, Kryesuesit të Kuvendit Komunal në Han të Elezit (nga partia AAK), shkruan Indeksonline

Ai dhe dy shokët e tij, Egzon Avdush Kuka(1995), Liridon Avdush Kuka, u rrahën brutalisht nga tifozët “Komitët” pas ndeshjes ndërmjet Vardarit dhe Shkëndisë.

Image result for komit fans macedonia

Ata u shtrinë në spital pas lëndimeve që morën.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Hanit te Elezit, Rufki Suma dhe nënkryetari Mallzum Qajani.

Suma pos Ambasadës së Kosovës në Maqedoni, i është drejtuae edhe Ambasadës së Maqedonisë në Kosovë dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës. /Indeksonline/