21:36 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Në mesin e veteranëve të rrejshëm, edhe emri i deputetes Time Kadrijaj

Prokuroria Speciale ka nxjerr 20 mijë emra nga lista e veteranëve, e për të cilët theksohet se janë veteranë mashtrues. Ndaj tyre ata edhe kanë nisur një hetim të gjerë.

Mirëpo, në mesin e listës së veteranëve mashtrues po del të figurojnë edhe emrat e veteranëve të vërtetë.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka gjetur veten në mesin e kësaj liste të Prokurorisë, shkruan Indeksonline.

Ajo ka reaguar ndaj kësaj liste, duke publikuar disa fotografi të saja të cilat dëshmojnë të kundërtën, pra se ajo ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kadrijaj ka publikuar fotografi në vende e kohë të ndryshme, gjatë periudhës që ajo  ishte në luftë.

“Unë dezertere e ju heronjë!”, ishte reagimi i Kadrijajt përmes një postimi në Facebook./Indeksonline/