75 Mall Live Search
17:10 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Në mesin e viktimave edhe dy vajza të vogla, njëra 5 vjeç tjetra 10!

18 është numri i viktimave si pasojë e tërmeteve që goditën Shqipërinë.

Dëmet më të mëdha nga këto tërmete janë shkaktuar në Durrës dhe Thumanë e Kurbinit.

Pak minuta më parë janë identifikuar edhe emra te 10 prej viktimave nga spitali i Durrësit, teksa vërehet se në mesin e tyre ka edhe fëmijë.

Një vajzë pesë vjeçare dhe një tjetër 10 vjeç janë viktima të tërmeteve.

Ndër të cilët 10 personat e identifikuar janë:

1-Selvie Lala, 74 vjeçe.

2-Erisa Cara, 25 vjeçe.

3-Arjela Lala, 5 vjeçe.

4-Kristi Reçi, 25 vjeç.

5-Erjola Boshku, 25 vjeçe.

6-Sadik Qato, 80 vjeç.

7-Amelja Lala, 10 vjeç.

8-Sahate Lala, 50 vjeç.

9-Bajram Hajdarmataj.

10-Plator Zeneli, 70 vjeç.