16:39 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Në mesin e viktimave nga sulmi në Zelandën e Re edhe një 14 vjeçar që e donte shumë futbollin

Sayyad Milne, një djalë 14 vjeçar është një nga 50 njerëzit e vrarë në sulmin që ndodhi të premtën në një xhami në Zelandën e Re.

Babai i tij, John Milne, tha se Herald, djali i tij i vogël ishte një lojtar i zjarrtë i futbollit, i cili sapo mbushi 14 vjet, transmeton Indeksonline.

“Unë e kujtoj atë ende si foshnje, sepse e humba thuajse sapo u lind. Por ai ishte shumë trim, madje u gjend në një luftë të tillë që ndodhi. Por është e tmerrshme se si u vra ai nga dikush që nuk u kujdes për askënd dhe për ndonjë gjë”, ka thënë Milne.

Fjalë të mira për të janë shkruar edhe nga Malajzia, ku Sayyad kishte marrë pjesë në një kamp vjetor të rinisë ‘Al –Khaadem’ me vëllain e tij vitin e kaluar.

Izwan Ibn Sabri, një vullnetar në kamp, shkroi për të duke thënë:

Ai ka pasur një karakter kaq të mirë dhe të këndshëm, të etur dhe të përgjegjshëm ndaj udhëzimeve, fëmijët si ai na kanë dhënë shpresë për të ardhmen e rinisë sonë. Allahu e lartësoftë atë bashkë me Profetët.

Vdekja e 14 vjeçarit ishte konfirmuar nga nëna e tij, pasi kishte kërkuar trupin në spital./Indeksonline/