Në Milano bën ‘boom’, Marina me paraqitje që s’njeh ‘zoom’
Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ka tërhequr vëmendjen në Milan Fashion Week, ku është shfaqur me një paraqitje elegante.
E veshur me një veshje të zezë nga shtëpia e njohur e modës Elisabetta Franchi, Marina dukej në formë perfekte, teksa pozonte në ambientet e eventit prestigjioz në Milan, shkruan Indeksonline.

Ajo u shfaq e veshur me një xhaketë lëkure me detaje të veçanta, i kombinuar me pantallona me dizajn unik, duke krijuar një paraqitje tejet glamuroze.

Postimi i Marinës ka marrë menjëherë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit, të cilët e kanë komplimentuar për stilin dhe elegancën e saj./Indeksonline/

