75 Mall Live Search
18:32 / E Diele, 24 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Në Mitrovicë mbyllen biznese e lojëra të fatit që punonin edhe të dielave

Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës ka kryer kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste dhe tek lojërat e fatit.

“Qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga ato subjekte afariste të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre edhe gjatë ditës së dielë, ku në bazë të Rregullores Komunale Nr. 03/2014 e diela është ditë pushimi për të gjitha bizneset përveç mega marketeve”, thuhet në komunikatën për media.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur gjithsej 20 biznese, 2 mega markete të mëdha, dhe 2 lojëra të fatit.

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, tha se gjatë këtij aksioni nuk ka pasur ndonjë problem dhe lokalet janë mbyllur menjëherë, pasi që janë njoftuar me kohë se do të ndodh një gjë  e tillë.

“Me këtë rast Drejtoria e Inspeksionit kanë marrë masa konform ligjeve në fuqi dhe kanë ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve”, përmbyllet komunikata./Indeksonline/