75 Mall Live Search
16:07 / E Martë, 22 Qershor 2021 / OSH

Në Mitrovicë sekuestrohen dy armë pa leje

Në 24 orët e fundit, në dy raste të ndara, njësitet policore në kuadër
Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë kanë sekuestruar dy armë.

Në rastin e parë sekuestrimi i armës është realizuar rreth orës 23:00, të
datës 21 qershor 2021, në rrugën “Ahmet Selaci” në Mitrovicë, në kohën kur një njësi patrulluese ka ndaluar të dyshuarin për kontrolle rutinë, me ç’ rast gjate kontrollit të detajuar në automjetin që e drejtonte i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.


Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.Ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


Ndërsa në rastin e dytë sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës
11:00, në rrugën “Mbretëresha Teutë ” në Mitrovicë , në kohën kur një njësi
patrulluese ka ndaluar të dyshuarin për kontrolle, me ç’ rast tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.


Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari për veprën penale ”Mbajtje
në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’. Ndërsa pas
intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.