11:17 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në momentin e propozimit, dhëndrit i humb unaza, policia bën kërkime dhe ia kthen atë

Një çift të cilët planifikonin të martoheshin u përballën me një ngjarje të çuditshme.

Në momentin kur dhëndri po i propozonte të dashurës së tij në Nju-Jork, unaza bie në një grilë trotuari, transmeton Indeksonline.

Por për kërkimin e unazës  së tyre filluan punën shumë policë, me ndihmën e publikimeve në Twitter.

Kësisoj ata arritën të gjenin unazën, por që më pas realizuan një video ku kërkonin që çifti të shkonin tek zona në fjalë dhe të merrnin unazën pasi ata ishin larguar pa dhënë ndonjë informacion.

Por më vonë, policia zbuluan se ishin John dhe Daniella, çifti që po kërkoheshin për t’iu kthyer unazën. Unaza kishte arritur të lëvizte nga ‘Central Park’ për në ‘Times Square’, por që me ndihmën e njerëzve në Twitter, dyshja u identifikua dhe iu rikthye unaza./Indeksonline/