12:15 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në momentin kur iu dërguan dosjet e reja, veteranët ishin në takim me KFOR-in (gjerman)

Sot gjatë ditës në zyrat e OVL të UÇK-së në Prishtinë janë dërguar dosje të reja, të cilat sipas kësaj organizate rrjedhin nga Specialja.

Në një konferencë shtypi media, nga kjo organizatë kanë deklaruar se në momentin kur kanë ardhur dosjet, në zyrat e tyre po mbahej një takim me KFOR-in (gjerman).

“KFOR-i gjerman ishte në takim kur kanë ardhë dosjet e speciales. KFOR-i i ka fotografuar. Siguria jonë është zero në atë kuptim”, kanë thënë nga kjo organizatë.

Ata kanë bërë të ditur se sot u është dërguar edhe propozim aktakuza për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, derisa, veteranët kanë publikuar edhe tre emrat e tjerë që janë në këtë propozim-aktakuzë.