08:50 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Në monedhat e Kenias liderët zëvendësohen me kafshë

Figurat e politikanëve në monedhat e metalit në Kenia janë zëvendësuar me figura të kafshëve, si përpjekje për të ndaluar glorifikimin e liderëve.

Monedhat e deritanishme kishin fytyrat e tre ish-liderëve të Kenias: Jomo Kenyatta, Daniel arap Moi dhe Mwai Kibaki. Kjo nga shumë kenianë u pa si përpjekje e liderëve për të promovuar veten dhe për ta personalizuar shtetin, raporton BBC.

Monedhat e reja kanë figurat e kafshëve që përfaqësojnë jetën e egër të vendit, duke përfshirë luanët, elefantët dhe gjirafat.

Temat: