14:25 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vdes aktori i “The Lion King”, në moshën 36-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 36 vjeçari, aktori i filmit “The Lion King”, Andile Gumbi.

Andile Gumbi, me origjinë nga Afrika e Jugut, ka luajtur personazhin e rritur të Simbës në versionin muzikal të “The Lion King”.

Familja e tij bëri me dije, se 36-vjeçari humbi jetën pas një ataku në zemër në Izrael, ndërsa ishte në xhirimet e “Daniel The Musical”, në Jeruzalem javën e kaluar.

Sipas mediave, familja e tij ka treguar se ai kishte “marrë kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm”, por nuk ia kishte dalë, duke ndërruar jetë në spital të premten në mëngjes.

Gumbi interpretoi në “The Lion King” për 10 vjet nga viti 2003 në Australi, Shangai, Johannesburg, Londër dhe në Broadway në New York.