75 Mall Live Search
12:30 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vdes polici 56-vjeçar, Ahmet Brahimi

Polici Ahmet Brahimi ka ndërruar jetë sot në moshën 56-vjeçare.

Brahimi ka punuar në Policinë e Kosovës që nga viti 2002, kur ky institucion atëherë quhej Shërbimi Policor i Kosovës.

Ahmet Brahimi ishte polic hetues në Drejtorinë për Hetim të Krimit të Organizuar, në sektorin e Autokrimeve.

Varrimi i Brahimit bëhet nesër.