17:27 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Në moshën 69 vjeçare, aktori i njohur bëhet baba për herë të dytë

Richard Gere thuhet se është bërë babai për herë të dytë, pasi gruaja e tij, Alejandra Silva solli në jetë një djalë pak ditë më parë.

Ylli i filmit ‘The Pretty Woman’ dhe Alejandra u martuan në prill të vitit të kaluar dhe konfirmuan lajmin e lumtur në shtator, shkruan Indeksonline.

Dyshja mirëpriti një djalë në Nju Jork me hollësi të mëtejshme rreth emrit dhe detaje tjera nuk i zbuluan.

Ky është fëmija i dytë i Richard, ai ka një djalë 18-vjeçar, të quajtur Homer, nga martesa e tij me modelin dhe aktoren Carey Lowell, e cila përfundoi në vitin 2013 pas 11 vjetësh. 

Alejandra gjithashtu ka një fëmijë, një djalë të quajtur Albert, nga martesa e më parshme me Govind Friedland.

Richard, i cili do të mbush 70 vite në gusht, u martua me publicisten dhe aktivisten spanjoll, 35 vjeçare, në fermën e tij jashtë qytetit të Nju Jorkut në prill të 2018./Indeksonline/