14:10 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ish-bosi i Formulas 1 bëhet baba për herë të katërt, në moshën 89-vjeçare

Ish-bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone, është bërë baba për herë të katërt në moshën 89-vjeçare.

Bashkëshortja e tij, Fabiana Flosi, 44 vjeçe, ka lindur sot një djalë.

Djali është quajtur Ace dhe është fëmija i parë djalë pas 3 vajzave, Deborah, Tamara dhe Petra.

Lindja e Aces ka marrë vëmendje të madhe në media, duke parë dhe moshën e Ecclestones.

Gjithçka shkoi perfekt gjatë lindjes, madje nuk vuajta më shumë se 25 minuta. Për fatin tim të mirë, kaloi pa shumë siklet dhe dhimbje”, tha bashkëshortja e 89-vjeçarit pas lindjes.