75 Mall Live Search
13:05 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Në Moskë më shumë se 60.000 vullnetarë për vaksinën ruse

Më shumë se 60.000 njerëz  u paraqitën vullnetarisht të marrin pjesë në testimin e vaksinës ruse kundër Kovid-19 në Moskë, deklaroi sot prefekti i kryeqytetit rus Sergej Sobjanin.

“Më shumë se 60.000 persona vullnetarisht u paraqitën, ndërsa më shumë se një mijë njerëz  i kaluan nevojat e testeve mjekësore  me qëllim që të registrohen  si kandidatë potencial për testim”, tha Sobjanin në intervistë për televizionin “Rusia-1”.

Sobjanin shtoi se,  si pjesë të testimit,  më shumë se 700 njerëz e kanë marrë vaksinën e quajtur “Sputnik V” dhe të gjtihë ndjehen mirë.