75 Mall Live Search
17:26 / E Diele, 06 Janar 2019 / indeksADMonline

Në mot të ftohtë, mbi tri orë pritje në dalje të pikës kufitare në Merdare

Mërgimtarë të shumtë ia mësynë Kosovës në fund të muajit dhjetor.

Festat e fundvitit i pritën në Kosovë, por më e gjatë u doli pritja në pikat kufitare.

Përpos pritjes së gjatë që patën kur erdhën, të ngjashme janë orët e pritjes edhe në dalje.

Mbi tri orë u duhet të presin në dalje të pikës kufitare në Merdare të gjithë mërgimtarëve. Përpos asaj në Merdare, mërgimtarë të shumtë po presin në kolona të gjata edhe tek Dheu i Bardhë, raporton Indeksonline.

Një orë është pritja në kolonën prej 200 metrave tek Dheu i Bardhë.

Duhet përkujtuar që moti është mjaft i ftohtë këto ditë dhe se kësisoj të gjithë mërgimtarët e kanë edhe më të vështirë pritjen në këto pika kufitare në dalje të Kosovës./Indeksonline/