75 Mall Live Search
21:49 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / Gj. Sh

”Ne mund ta fitojmë këtë ndeshje të mallkuar”/ Motivimi nga De Bruyne dhe nervozizmi i Tedescos ndaj kameramanit (VIDEO)

Belgjika është një nga kombëtaret të cilat siguruan kualifikimin në fazën 1/16 të Kampionatit Evropian.

E renditur në vendin e dytë të Grupit E, Belgjika në 1/8 do të luaj kundër Francës, shkruan IndeksOnline.

Pas barazimit me Ukrainën, futbollistët u mblodhën dhe filluan të diskutonin për ndeshjen e ardhshme.

Ishte futbollisti i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ai i cili u kap nga kamerat duke motivuar shokët e skuadrës.

“Shiko, gjithçka është në rregull. Ne mund ta fitojmë këtë ndeshje të mallkuar! Gjithçka është në rregull,”, dëgjohet duke thënë De Bruyne.

Pastaj trajneri i Belgjikës, Domenico Tedesco kuptoi se kjo po filmohej dhe e ndjeki kameramanin duke i thënë të mos xhironte./IndeksOnline/