14:59 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Në mungesë të arsimtarit, nxënësit bëjnë ‘eksperimente’ me zjarr, në shkollën “28 nëntori” në Prishtinë

Nxënësit e shkollës teknike “28 nëntori”, në Prishtinë kanë pasur mungesë  të arsimtarëve gjatë disa orëve.

Mirëpo ata gjatë kësaj kohe, kanë qëndruar në klasë duke bërë “eksperimente”.

Ata mbi bankat e klasës kanë vënë zjarr, ndërsa qëndronin me shkrepëse në duar, e me dezinfektues.

Një veprim i tillë sa i dënueshëm aq është edhe i rrezikshëm për të gjithë nxënësit që ishin prezent.

Ndryshe kjo shkollë njihet në vazhdimësi, si njëra me nxënësit më problematikë në tërë Prishtinën.

IndeksOnline ju sjell pamje të dërguara nga lexuesit tanë: