Në mungesë të Granit Xhakës, Xherdan Shaqiri do të jetë kapiteni i Zvicrës

Këtë fundjavë, Xherdan Shaqiri do të bëjë paraqitjen e tij të 100 me fanellën e Zvicrës.
Futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit ka folur në grumbullimin e tij para ndeshjeve me Irlandën e Veriut dhe Lituanisë.
Në mungesë të Granit Xhakës, Xherdan Shaqiri do të jetë kapiteni i Kombëtares së Zvicrës.
“Unë shpesh shkruaj me trajnerin (Murat Yakin). Së fundmi folëm në telefon. Më tha në telefon se isha kapiten. Por në lojë unë vendos vetë nëse do të marr një penallti të mundshme ose nëse do të lejoj që dikush tjetër të marrë përgjegjësinë. Unë gjithmonë kam dashur të marr penallti. Nëse është kështu, do të përpiqem ta godas”, ka thënë Shaqiri për gazetën zvicerane Blick. /IndeksOnline/
