75 Mall Live Search
12:48 / E Enjte, 12 Nëntor 2020 / OSH

Në mungesë të kuorum, shtyhet seanca e Kuvendit, nuk mbahen 2 interpelancat e Hotit

Në mungesë kuorumi , nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci ka ndërprerë seancën plenare të Kuvendit, e në të cilën ishin vetëm 44 deputetë.

Kjo ndodhi me gjithë insistimin e shefit të Grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi për të qëndruar në sallë.

“Po më çuditni me këto deklarata jo kolaicioni, deputetët kanë për të detyrë të vijnë në Kuvend. Mos i ngatërroni gjërat, koalicioni çështjet e veta duhet t’i shtyjë përpara, por Kuvendi vendos prandaj i refuzon ose jo, nuk mundeni me abuzu kështu prej pozitës së kryesueses së Kuvendit”, tha Gashi

Mirëpo kjo siç konstatoi Nagavci nuk mund të bëhej.

Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati, tha se mospjesëmarrja e deputetëve tregon se ky koalicioni nuk ka ligjshmëri, e as legjitimitet.

Në rend dite ishin paraparë dy 2 interpelanca të kryeministrit Hoti dhe 12 pika të tjera.

Ndërsa Nagavci theksoi se kurdo që do të vazhdojë kjo seancë, kryesia e Kuvendit do t’i mbajë të informuar deputetët.