17:08 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Në mungesë të Messit, futbollistët e Argjentinës përleshen për penalltinë

Një situatë jo e mirë ka ndodhur sot gjatë ndeshjes miqësore, Argjentinë – Ekuador.

Pas një penalltie të dhënë në favor të argjentinasve, futbollistët patën një moment përleshje se kush ta gjuante.

Fillimisht topin e mori ylli i Interit, Lautaro Martinez por më pas ai u rrëmbye nga mesfushori i PSG-së, Paredes.

Por ky i fundit edhe e realizoi penalltinë pasi që iu dha drita e gjelbër nga Scaloni. /IndeksOnline/