21:00 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

Në mungesë të pajisjeve në konvikte, boksieri kosovar stërvitet me bidon uji

Boksierët kosovar të cilët ishin jashtë vendit për disa ndeshje tash e një kohë janë të izoluar në konviktetet e studentëve në Prishtinë.

Mirëpo pavarësishtë se janë të izoluar, ata po mundohen ta mbajnë formën e tyre, shkruan IndeksOnline.

Njëri nga ta është edhe Patriot Beharmi ku në një video të publikuar nga komiteti olimpik i Kosovës, shihet duke u stërvitur në hapësirat e brendshme të konvikteve.

Por këto stërvitjet të Behramit duket se janë të veçanta pasi që mungesen e pajisjeve siç duket ai e ka zëvendësuar me një bidon me uj./IndeksOnline/.