75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / OSH

Në mungesë të Policisë, ushtari i FSK-së drejton komunikacionin në Prishtinë

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës në mëngjesin e së mërkurës ka drejtuar komunikacionin në rrugën “Afrim Zhitia” te Menza e Studentëve në Prishtinë.

Në këtë rrugë u krijua kaos në mëngjesin e sotëm nga numri i madh i veturave.

Ndonëse dy vetura të Policisë së Kosovës kaluan me rotacion në këtë pjesë nuk ndaluan që të udhëzojnë veturat në këtë udhëkryq.

Kështu, ushtari i FSK-së mori detyrën e policit ku filloi të drejtoj komunikacionin për disa minuta në mënyrë që të mos shkaktohej ndonjë aksident./IndeksOnline/