09:11 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Për mungesë tendash, këto janë improvizimet, që po i bëjnë njerëzit për ta “futur kokën” diku

Në këto ditë të ftohta, popullata e prekur nga tërmeti nëpër disa zona të Shqipërisë, nuk kanë se ku ta fusin kokën, pasi tërmeti ka shkatërruar gjithçka.

Ka qenë reperi Stresi, i cili vazhdimisht është angazhuar drejtpërdrejt nga terreni, për t’u siguruar banorëve ushqime, batanije, ngrohëse apo gjëra të tjera të nevojshme, shkruan Indeksonline.

Ai, ka shkuar nëpër tenda, duke i mbështetur popullin si dhe duke u ndihmuar me aq sa ka mundur, madje ka bërë thirrje që të gjithë që dëshirojnë të ndihmojnë të dalin vetë në terren, për shkak të keqpërdorimeve që po bëhen me ndihmat.

Në një rast kur ai afrohet te një tendë, shihet gjendja e tmerrshme, e improvizuar me lecka e me kashtë, vetë sa për të futur kokën diku.

“I kemi hi detit në këmbë, se ku do dalim Zoti e di, ju lutem çadra duhen urgjent me kontaktoni”, ka shkruar Stresi. /Indeksonline/