08:48 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / A. M.

Në Mushtisht arrijnë shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit

Kanë arritur mbrëmë nga Tirana në Mushtisht, dy shtatoret e heronjve kombëtarë Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.

Mbrëmë në qendër të Mushtishtit janë vendosur dy shtatoret e Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, derisa zbulimi i tyre bëhet me 28 nëntor ditën e hënë.

Këshilli i fshatit Mushtisht ka njoftuar se tani gjithçka është gati dhe të hënën për nder të 28 Nëntorit, bëhet zbulimi i shtatorëve të dy heronjve.

Ceremonia e shpalosjes së shtatorëve fillon nga ora 12:00.