75 Mall Live Search
11:37 / E Premte, 28 Tetor 2022 / B O

Në Mynih, Kosova e Gjermania nënshkruajn një marrëveshje mes dy shteteve

Sot në Mynih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë.

Lajmin e ka dhënë ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku.

“Edhe një moment i shënuar në fuqizimin e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar, kësaj radhe me Gjermaninë.

Sot në Mynih është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë. I jam thellësisht mirënjohës Ministrit të Kulturës të Bavarisë, z. Markus Blume për pritjen zyrtare, gatishmërinë për marrëveshjen në fushën e bibliotekave dhe vullnetin për zgjerim të bashkëpunimit kulturor me Kosovën” shkruan ministri në njoftim./Indeksonline/