12:55 / E Mërkurë, 12 Maj 2021 / M. M

Në natën e Fitër Bajramit, Petrol Company shpërndan 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në 10 komuna

Petrol Company vazhdon me aktivitetet e saj humanitare, edhe sot Petrol Company  në natën e Fitër Bajramit nuk i harroi edhe familjet në nevojë , ku  vendosi t’i shpërndajë 200 pako ushqimore për 200 familje.

Shpërndarja e pakove u bë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e familjeve në 10 Komuna dhe shpërndarjen e pakove në ato familje. Përveç pakove ushqimore, Petrol Company siguroi edhe derivatet për transport të këtyre pakove.

Po ashtu, Petrol Company në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale pak ditë më parë ka kontribuar edhe në shpërndarjen e 3000 thasëve me rroba në 3000 familje në nevojë. Petrol Company ka bërë të mundur paketimin dhe sigurimin e derivateve për transport, ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë sigurimin e rrobave, të cilët po ashtu kanë bërë edhe përzgjedhjen e familjeve.