15:22 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në natën e Fiter Bajramit, Petrol Company shpërndanë 85 pako ushqimore për familjet skamnore

Petrol Company vazhdon me aktivitetet e sajë humanitare, dhe sot Petrol Company  në këtë natë të Fiter Bajramit nuk i harrojë edhe familjet në nevojë dhe fëmijët jetim, ku  vendosi ti shpërndajë 85 pako ushqimore për 85 familje në nevojë. Shpërndarja e pakove  u bë në bashkëpunim me përfaqësusesit e Komunës së Fushë Kosovës.

Shumë urime dhe falenderime të shumta pat nga këto familje drejtuar Petrol Company-se, për ndihmën që ju është ofruar në këtë natë Bajrami dhe që nuk janë harruar.

Petrol Company sot vizitojë edhe familjën Bajrami ku ju dërgoj pako ushqimore, familje të cilës pak ditë më parë Petrol Company dhurojë çelsat e shtëpisë, gjest i cili u prit shumë mirë nga Besimi kryefamiljari.

Përfaqësuesit e Petrol Company thanë që nuk do të jetë hera e fundit që jemi afër këtyre familjeve, ne do të jemi një ndihmesë për këto familje  kohë pas kohe sa herë të jetë e nevojshme e sidomos festave.

Në anen tjetër përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës falenderuan Petrol Company qe vazhdimisht kontribon në këto familje dhe bashkëpunon me Komunen e Fushë Kosovës.