75 Mall Live Search
22:32 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / C E

Në nderë të ish-kamionit të botës Besim Kabashi, mbahet spektakël i boksit në Tetovë

Dje janë bërë 10 vjet nga vdekja e ish-kampionit të Botës në kikboks, Besim Kabashi.
Për nderë të veprës dhe punës së tij u zhvilua një turne boski në Tetovë, “Nata e Kampionit Besim Kabashi”.


Prezent në këtë spektakël ishin edhe famijar të Besim Kabashit.
Besimi Kabashi u lind në Istog ,më pas në moshë të re mërgoj në Gjermani ku bëri një karrierë të bujshme dhe arriti të bëhet kampion kickboxi në peshat e rënda dhe super të rënda.

Në kickboxin profesionist ai mban rekordin e 36 luftërave dhe 35 fitoreve prej tyre 28 me K.O.


Titullit e kampionit botërorë e mbrojti 8 herë. Por, edhe vdekja e mori si kampion në moshen 35 vjeqare duke na lënë shumë kujtime dhe vepra të mira pas.


Familja Kabashi dhe gjithë shqiptarija krenohet me birin e tyre, me gladiatorin që ngriti flamurin kuq e zi në arenat më të mëdha botërore e duke na bërë krenarë që një sportist i kalibrit të tillë vinte nga Istogu.