Në nderim të dëshmorëve, Daut Haradinaj krenar dhe i mahnitur në Baballoq
Daut Haradinaj vazhdon të jetë nderues dhe mirënjohës ndaj dëshmorëve të kombit. Sot ai ka qëndruar në Baballoq ku është mahnitur nga skalitja e figurave të dëshmorëve.
Me disa fotografi mbresëlënëse, deputeti i AAK-së kujton dëshmorët e rënë për liri, ndërsa ishte edhe në familjen e heroi, Adem Mata.
“Në vendin e Heronjve të Baballoqit dhe në familjen e Adem Matës.
I mahnitur me skalitjen e figurave të dëshmorëve dhe rregullimin e varrezave të tyre” shkruan Daut Haradinaj në Facebook./Indeksonline/


