Në ndeshjen e Bundesligës janë dëgjuar brohoritma e tifozëve

Bundesliga ka zhvilluar javën e dytë të rikthimit pas koronavirusit që e “paralizoi” futbollin për dy muaj.
Por ky rikthim ishte i mangët pasi tifozëve nuk iu lejua që të hyjnë në stadium për të respektuar rregullat nga OBSH.
Por në ndeshjen Mainz – Leipzig janë kujdesur që të dëgjohen zhurmat e tifozëve në TV.
Audienca amerikane i ka dëgjuar brohoritmat e tifozëve gjatë tërë ndeshjes.
Inxhinieri i zërit ka ndërtuar një skemë ku zëri ishte i mjaftueshëm në kohën e nevojshme (kur ishte aksioni brohoritjet ishin më të mëdha). /IndeksOnline/