Në ndeshjen e fundit Kosova kërkon fitoren e parë, ky është formacioni i mundshëm

Kosova ka 10 ndeshje pa fitore në të gjitha kompeticionet, prej tyre ka 8 humbje dhe 2 barazime.
Të mërkurën mbrëma ‘Dardanët’ zhvillojnë ndeshjen e fundit në kuadër të Nations League kundër Moldavisë.
Ekipi ynë kombëtar ka vetëm 2 pikë, dhe synon që fitoren e parë ta arrijë në ‘Fadil Vokrri’, shkruan Indeksonline.
Me fitore dhe barazim do të siguronte vendin e 3-të në grup, ndërsa humbja do të nënkuptonte largim nga Liga C dhe rikthim në Ligën D, ku kishte bërë gara edicionin e kaluar.
Trajneri Bernard Challandes do të ketë mungesa të shumta, Bernard Berisha është i suspenduar dhe nuk do të jetë fare në ndeshje.
Por është e rëndësishme që Bersant Celina është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të filloj nga minuta e parë.
Mungesat tjera të Kosovës janë këto: Milot Rashica, Leart Paqarada, Benjamin Kololli, Idriz Voca, Arbër Zeneli, Florian Loshaj, Besar Halimi etj.
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Moldavisë është ky:
Muric, Vojvoda, Rrahmani, Dresheviq, Hadërgjonaj, Shala, Kryeziu, Zhegrova, Kastrati, Celina, Muriqi.
/Indeksonline/