Në ndeshjen finale Real Madrid – Osasuna kishte përleshje mes futbollistëve

Real Madridi mbrë fitoi Kupën e Mbretit, pasi në finale mposhti Osasunën me rezultat 2-1.
Në këtë ndeshje kishte edhe tensione në fushën e lojës, por përplasja më e madhe ndodhi në tunel, shkruan IndeksOnline.
El Chiringuito TV ka publikuar disa foto ku shihet se ka pasur një përleshje fizike në tunelenit e stadiumit mes Viniciust dhe Chimy Avilla.
Dyshohet se ata kanë nisur të sulmojnë njëri-tjetrin, por janë ndaluar në kohë. Lojtarët e Realit, Antonio Rudiger dhe Lucas Vazquez parandaluan një përplasje më të madhe fizike./IndeksOnline/