75 Mall Live Search
16:21 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Në ndeshjen me Milanin, Feronikeli do të drejtohet nga trajneri i ri

Skuadra e Feronikelit ka filluar stërvitjet pas një pushimi të shkurtër pas eliminimit nga kualifikimet e Ligës së Evropës.

Kampioni aktual javën e kaluar shkëputi marrëveshjen me Zekirija Ramadanin, derisa stërvitjet po i udhëheqin ndihmës trajnerët.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që presidenti Naser Ramaj është duke negociuar me një trajner nga Mali i Zi, i cili pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave.

Të shtunën Feronikeli luan miqësoren me Milanin në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe trajneri malazez pritet të debutoj. /Indeksonline/