75 Mall Live Search
09:02 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / L K

Në një bankë në Prishtinë deponohen 251 monedha nga 2 euro të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një bankë në Prishtinë janë deponuar nga një klient 502 euro të gjitha nga 2 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Rasti është duke u hetuar.

“Zyrtari i një banke, ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në bankë janë deponuar nga një klient 251 monedha nga 2€, në vlerë 502€, që dyshohet se janë të falsifikuara. Po ashtu në bankomatin e bankës nga një klient është deponuar një kartëmonedhë në vlerë 20€ që po ashtu dyshohet se është e falsifikuar. Paratë janë sekuestruar nga njësia e forenzikës. Rasti në hetime”, ka njoftuar Policia e Kosovës, përcjell IndeksOnline.