75 Mall Live Search
17:08 / E Hënë, 09 Dhjetor 2024 / mp

Në një barnatore të Vitisë, zbulohet bunkeri me barna te Serbisë dhe Maqedonisë Veriore

Dogana e Kosovës, ka realizuar një kontroll të detajuar në një barnatore në komunën e Vitisë. Gjatë këtij operacioni, në një hapësirë të fshehtë të tipit bunker brenda objektit, është zbuluar një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Si rezultat i këtij zbulimi, janë iniciuar procedurat kundërvajtëse ndaj subjektit përkatës dhe i gjithë malli i kontrabanduar është sekuestruar. Ky veprim synon të mbrojë sigurinë shëndetësore të qytetarëve dhe të parandalojë aktivitetet ilegale që dëmtojnë tregun dhe ekonominë e vendit.