75 Mall Live Search
10:40 / E Premte, 15 Nëntor 2024 / H F

Në një botë paralele/ Biden dhe Trump shokë të ngushtë, pamjet me inteligjencë artificiale bëjnë xhiron e rrjetit

Rivalët politikë Joe Biden dhe Donald Trump i dhanë dorën njëri-tjetrit pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi i tyre shënoi herën e parë që ata u takuan ballë për ballë që nga debati i nxehtë presidencial në qershor që çoi në tërheqjen e Bidenit nga gara.

Gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, Biden e uroi Trumpin për mandatin e tij të dytë.

Një video virale e gjeneruar me inteligjencë artificiale tregonte Bidenin dhe Trumpin, të cilët kalonin kohë së bashku si dy shokë të ngushtë.

Klipi hapet me një moment në Shtëpinë e Bardhë ku Biden shihet duke i thënë Trumpit: “Kjo punë nuk është argëtuese”.

Trump përgjigjet: “Më ke munguar në garë”.

Top Channel