75 Mall Live Search
15:56 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / Gj. Sh

Në një ditë fushate, Xhafer Tahiri ndan kohë për faljen e xhumasë

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka ndarë me ndjekësit e tij mënyrën se si ka kaluar një ditë të fushatës zgjedhore.

Ai e nisi ditën në orën 08:25 të mëngjesit, duke u nisur për takime në Vushtrri dhe Mitrovicë, ku u takua me biznese dhe qytetarë për të diskutuar sfidat dhe nevojat e tyre.

Gjatë ditës, Tahiri bëri homazhe për heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, duke nderuar sakrificën e tyre për lirinë e vendit.

Në fund të ditës, ai njoftoi se, për shkak se ishte e premte, ka ndarë kohë si gjithmonë për të falur xhumanë.

Ndërkohë, dita u përmbyll me tubimin madhështor në Suharekë, ku u prit me entuziazëm nga përkrahësit.