75 Mall Live Search
17:19 / E Martë, 08 Tetor 2019 / indeksADMonline

Në një festë të bukur, Erjon Veliaj me gruan festojnë ditëlindjen e parë të djalit

Kryetari i komunës së Tiranës, Erjon Veliaj, krahas angazhimeve politike, shpesh herë shihet nëpër qytetin që e udhëheqë, nëpër festa, festivale dhe organizime të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Ai dhe gruaja e tij Ajola Xoxa, në Tetorin e vitit të kaluar u bënë prindër për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë që e pagëzuan me emrin Kajan.

E me rastin e ditëlindjes së tij të parë, ata kishin organizuar një festë të bukur për ta festuar dhe dukeshin mjaft të lumtur.

“Ti je ylli në qiellin tonë të natës, dashuria jonë e përjetshme” : ishin fjalët e Ajolës dedikuar të birit. /Indeksonline/