75 Mall Live Search
18:52 / E Enjte, 20 Nëntor 2025 / Gj Sh

”Në një Flamur të pandar”, Drita me një promo emocionuese për ndeshjen me Shkëndijan

Ka mbetur edhe një javë para përballjes së dy skuadrave shqiptare në Conference League.

Më 27 nëntor, një ditë para festës së Pavarësisë së Shqipërisë, stadiumi ”Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes mes Dritës dhe Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

Skuadra gjilanase ka postuar një promo emociunese para kësaj sfide.

”NË NJË FLAMUR TË PANDARË

Në prag të festës së madhe të Pavarësisë, presim KF Shkëndija në Conference League.

Nga Vlora e Ismail Qemalit te Prekazi i Adem Jasharit – Nëntori është muaji që na bën NJË.

Mirësevini në shtëpinë tuaj!’, thuhet në mbishkrimin e videos./IndeksOnline/