13:08 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Në një fotografi u shfaq si i arrestuar, reagon Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa ka thënë se nuk është arrestuar asnjëherë në jetën e tij, teksa ka reaguar ndaj një fotografie të publikuar në Facebook.

Beqa, të shtunën, ka thënë se fotografia në të cilën shfaqet ai si i arrestuar nuk është e vërtetë.

Sipas tij, bëhet fjalë për një tentim të njollosjes së figurës së tij, nga “njerëz që mundohen të bëjnë shantazhe”.

Përmes një statusi në Facebook, Beqa ka treguar nëse ka qenë i arrestuar ndonjëherë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Një fotografi e imja që po qarkullon në rrjete sociale, me tendencë për të dëmtuar imazhin tim, se kinse paskna qenë i arrestuar para 15 viteve është e pa vërtetë dhe veprim i ulët, është montazhë e sponsorizuar nga dashakqinjët, respektivisht nga njerëzit që jetojnë nga shpifjet dhe shantazhet, të cilët nuk do të munden të më ndalin për t’i shërbyer vendit tim.
Unë për këto shpifje të ulëta do t’i drejtohem organeve të drejtësisë.
PDK është më e fortë se çdo herë, po shifet qartë që kjo po i pengon, ata të cilët i ka penguar liria, dhe po vazhdon të ju pengoj zhvillimi i vendit.