Në një fotosesion bardhë e zi, Kylie Jenner ka diçka për të thënë pas tradhtisë nga i dashuri
Ajo ka pasur shumë dramë kohëve të fundit në jetën e saj, sidomos në raport me mikeshën e afërt Jordyn Woods dhe tradhtisë nga i dashuri i saj, Travis Scott.
Por, Kylie Jenner si duket i ka lënë anash të gjitha këto ndodhi teksa ka përcjellë një mesazh për 131 milionë ndjkësit e saj në ‘Instagram’, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Në një fotosesion bardh dhe zi të realizuara nga fotografi i njohur Sasha Samsonova, 21 vjeçarja u shpreh se është e fokusuar në gjërat pozitive.

“Ku ju fokusoheni në gjëra të mira, të mirat bëhen edhe më të mrekullueshme” ka shkruar Kylie në njërën nga imazhet.

Vajza më e re e familjes së famshme Kardashian-Jenner edhe në këtë set fotografik erdhi në formë, seksi dhe atraktive si çdo herë./Indeksonline/